Efekti Kobra: zgjidhja ma e lehtë?
Prej Delhit në Hanoi, prej Kosovës në Meksikë: kur rregulli është i thjeshtë, njerëzit e gjejnë rrugën mrapa tij. E problemi bohet ma i madh.
[Linqet e videos vendosen kur të publikohet]16.7 MW
6 kompani · një rregull: maks. 3 MWE paligjshme[Video: lidhet kur publikohet]Katër vende, një mësim.
Shpërblim për kobrat
Njerëzit i rritën kobrat për pare. Kur paret u ndalën, u liruan.
110 të vdekur
1 cent për bisht miu. Minjtë u lëshuan gjallë. Murtaja në 1903.
16.7 MW
Rregulli: maks. 3 MW për investitor. Gjashtë kompani të lidhura me të njëjtin biznesmen.
+325 mijë
Vetura ma shumë pas ndalimit një ditë në javë. Ajri: 0 nga 5 ndotës u përmirësuan.
Problemi → zgjidhja e lehtë → njerëzit gjejnë rrugën → problem ma i madh. Meksika: rreth 325 mijë është vlerësim qendror (95% CI 51k–597k).
A e keni vrejt najher që zgjidhja ma e lehtë osht edhe ma e rrezikshmja? Hajde t'i shohim numrat.
Sipas legjendës, britanikët në Delhi paguanin për çdo kobër të vdekur. Njerëzit filluan me i rrit kobrat në shtëpi, veç për pare. Kur paret u ndalën, kobrat u liruan, e u bonë ma shumë se në fillim.
Ekonomisti gjerman Horst Siebert këtë e quajti "Cobra Effect". Për Delhin s'ka dëshmi të sigurta. Për Hanoin, po.
Në vitin 1902, francezët paguanin ni cent për çdo bisht miu. Njerëzit ua prenin bishtin minjve e i lëshonin gjallë, që me u shumu. Në 1903, murtaja vrau 110 veta në Hanoi.
E kjo s'osht veç histori e vjetër. Në Kosovë, për energji solare, shteti premtoi çmim të garantuem, dy deri në tre herë ma të naltë se tregu. Rregulli: maksimum tre megavat për investitor. Rezultati? Gjashtë kompani, të lidhura me të njëjtin biznesmen, morën të drejta për 16.7 megavat. Në nëntor 2020, Komisioni i Ndihmës Shtetërore e shpalli skemën të paligjshme.
E prova ma e fortë në numra vjen prej Meksikos. Në 1989, qyteti e ndaloi çdo veturë me qarkullu ni ditë në javë, për me e pastru ajrin. Njerëzit blenë vetura të dyta, kryesisht të vjetra: rreth 325 mijë vetura ma shumë. E ajri? Asnji përmirësim i matshëm.
Mësimi osht i njejtë: kur e zgjidh ni problem ma lehtë se që duhet, njerëzit e gjejnë rrugën, e problemi bohet ma i madh.
| Pjesa | Shifra | Burimi |
|---|---|---|
| Delhi | Legjendë; s'ka dëshmi për rritjen e kobrave | H. Siebert, Der Kobra-Effekt, DVA 2001 |
| Hanoi | 1 cent për bisht; murtaja 1903: 159 të infektuar, 110 të vdekur | M. Vann, French Colonial History 4 (2003); Vann & Clarke, The Great Hanoi Rat Hunt, OUP 2018 |
| Kosovë | Çmimi 2–3× tregu; maks. 3 MW; 6 kompani, 16.7 MW | BIRN, 30 Prill 2020 |
| Kosovë | Skema e paligjshme, 27.11.2020 | Komisioni i Ndihmës Shtetërore; pv magazine, 4 Dhjetor 2020 |
| Meksikë | ≈325 mijë vetura ma shumë (+19%); 0 nga 5 ndotës | L. Davis, Journal of Political Economy 116(1), 2008 |
Ku e ke pa ti një efekt kobra në Kosovë?
Shkruj n'koment ↓Do t'i shohësh numrat e biznesit tënd kështu?
Të njëjtën metodë që e përdorim në çdo episod, e aplikojmë në të dhënat e tua.