Numrat e biznesit tënd, me fol vetë.
Për pronarët e CEO-t që kanë raporte, po prap diskutojnë çka do me thanë një numër. Ne e ndërtojmë shtresën e kontekstit që e kthen çdo pyetje në përgjigje të saktë, për minuta.
AI-ja e bën pyetjen të lirë. Përgjigja e saktë mbetet e shtrenjtë.
Përgjigja e saktë varet prej kontekstit: një definicion i pranuem për çdo numër, rregullat mbrapa tij, e historia e vendimeve. Këtë shtresë e ndërtojmë ne, e mbi të vendosim një analist AI.
“Pse ranë shitjet 6% muajin e kaluar?”
E bën pronari, në gjuhë të thjeshtë, pa e hapë asnjë dashboard.
Çdo KPI, një definicion.
Shitja = transaksione × shporta mesatare. Me kalendarin e festave, lokacionet e produktet, të gjitha në një model.
Për minuta, jo për javë.
Me numra, me arsye e me veprimin e radhës, të njëjtë për menaxhmentin e për ekipin.
Tri hapa. Secili e ndërton tjetrin.
Shitet si rezultat, jo si dashboard. Fillo me Diagnozën, vazhdo vetëm nëse ka kuptim.
Diagnoza
Një pyetje që të dhemb, e përgjigjur siç duhet. Plus harta e numrave në biznesin tënd që s'kanë definicion të përbashkët.
- Përgjigje me numra e arsye
- Lista e KPI-ve pa definicion
- Prezantim për menaxhmentin
Shtresa e kontekstit
Modeli semantik i biznesit tënd në Fabric e Power BI. Çdo KPI i definuem një herë, me rregullat, kalendarin, lokacionet e produktet.
- Një burim i vërtetës për KPI-të
- Raporte që përputhen mes tyne
- Gati për AI
Analisti AI
Pyet në gjuhë të thjeshtë, merr përgjigje prej modelit. Çdo javë, një briefing për menaxhmentin: çka lëvizi e pse.
- Pyetje e përgjigje për minuta
- Briefing javor për menaxhmentin
- Kontroll i vazhdueshëm i KPI-ve
Dy javë. Një përgjigje.
Thirrja
Zgjedhim bashkë pyetjen që të dhemb ma së shumti.
Të dhënat
Lidhemi me burimet që i ke: POS, ERP, Excel. Pa sisteme të reja.
Definicionet
E hartojmë çdo numër që s'ka definicion të përbashkët.
Përgjigja
Prezantim për menaxhmentin: numrat, arsyeja, veprimi i radhës.
Shitjet ranë 6%. Pse?
Në mbledhje: moti, konkurenca, fajin e ka dikush. Me shtresën e kontekstit, rënia ndahet në dy pjesë, e pjesa e madhe vjen prej tre lokacioneve në Gjakovë që reagojnë fort ndaj promocioneve.
Rishiko strategjinë e promocioneve në Gjakovë.
Kjo quhet kontroll.
3 lokacioneShporta
mesatareTotali
Metodën e provojmë në çdo episod.
Çdo javë e lexojmë një biznes ose një treg në publik, me burime. Kështu e sheh si punojmë para se me na thirr.
