Ep. 2Rasti · Telekomi

Ipko vs Vala: ku ikin paret?

Për çdo euro të shitur, Vala shpenzon rreth 31 cent për paga, IPKO vetëm 8. I njëjti treg: njëra kompani private, tjetra e shtetit.

[Linqet e videos vendosen kur të publikohet]
Kopertina e episodit Ipko vs Vala
[Video: lidhet kur publikohet]
Hajde ti shohim numrat

Pagat, si % e të hyrave. 2024.

Vala 2022
51%
Vala 2024
≈32%
IPKO 2024
8%
Të hyrat 2024

€97.4M

IPKO · Vala €59.3M
Pagat 2024

€18.6M

Vala · IPKO €7.8M
Fitimi para tatimit 2024

€26.9M

IPKO · Vala €7.1M

Vala 2022 përfshin një pako të njëhershme largimi vullnetar prej €6.2M. Vala 2024: faqja e pasqyrës së të ardhurave mungon në MFPT, shifra e pagave vjen prej grafikut të Lirimit. Fitimi krahasohet para tatimit, sepse Vala e regjistron amortizimin e qirave poshtë fitimit operativ.

Skripta

A e dini se per cdo Euro t'shitur Vala i shpenzon 31 cent per paga ndersa ipko vetem 8.

I njejti treg, po njona o kompani private e tjetra e shtetit.

Hade ti shohim numrat.

n'pasqyra t'vitit 2024, Ipko i qarkullon 97.4Milion euro, prej Telefonise, Internetit, TV, Retail etj, Vala 59.3M, shumica vec telefoni mobile,

Nese fillojme i hek shpenzimet, e shohim, si perqindje, jane t'njejta.

Derisa t'vijme te personeli. Ktu dahen, Vala i pagun 18.6M euro per staf, e ipko 7.8M

N'fund Ipko's i mbesin 30.3M euro fitim, e vales 13.5M

Qe prap, eshte progress i mire per valen, meqense n'2022 Vala i ka hup gati 4milion, me shpenzime t'pagav 26M. Ose 50 cent per cdo euro qe e kane shit.

Burimet
PjesaShifraBurimi
IPKOTë hyrat, pagat, fitimi 2022–2024Pasqyrat e audituara (Deloitte), MFPT
ValaTë hyrat, pagat 2022–2023Telekomi i Kosovës SH.A, pasqyrat 2023, MFPT
Vala2024: pagat €18.6MZKA + bilanci 2024, MFPT; pagat prej grafikut të Lirimit (faqja mungon)
Pyetja për ju

Si klient, a mendon që ofrojnë shërbime ma të mira kompanitë private apo publike?

Shkruj n'koment ↓
Për biznese

Do t'i shohësh numrat e biznesit tënd kështu?

Të njëjtën metodë që e përdorim në çdo episod, e aplikojmë në të dhënat e tua.